Me rastin e ditës së solidaritetit kombëtar për popullsinë ukrainase, Koleksioni i Solidaritetit Zviceran mblodhi më shumë se 50 milionë franga premtime donacionesh.

Këtyre më shumë se 50 milionëve të mbledhura dje u shtohen më shumë se 30 milionë franga të premtuara që organizata kishte mbledhur më herët, duke e çuar shumën totale në 82.653.403 franga, transmeton albora.ch.

Dita e djeshme u përkufizua si “Një ngjarje që synon t’i përgjigjet peshës së krizës humanitare që po afron dhe impulsit të jashtëzakonshëm të solidaritetit që gjallëron Zvicrën”, shpjegoi fondacioni përmes faqes së tij të internetit.

Personalitete dhe vullnetarë të shumtë u mobilizuan për të mbledhur zotimet e donacioneve në centralet telefonike të Gjenevës, Cyrihut dhe Luganos./albora.ch/

Marketing
Marketing