Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me homologun e tij rus Sergey Lavrov sot në Turqi, në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim 24-orësh dhe një korridor humanitar në qytetin port jugor të Mariupol, të rrethuar nga trupat ruse.

Marketing

Sipas Kuleba, nuk u arrit asnjë rezultat pasi Lavrov nuk kishte mandat për të nënshkruar ndonjë marrëveshje, transmeton albora.ch.

“Kam ardhur këtu me një qëllim humanitar, të largohem nga takimi me një vendim për të rregulluar një korridor humanitar për dhe nga Mariupol”, tha Kuleba, duke shtuar se ata nuk arritën një marrëveshje me Lavrov.

Kuleba tha se ai është gati të takohet përsëri nëse do të ketë perspektiva për një zgjidhje./albora.ch/

Marketing