Zvicra e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampanjën në Kampionatin Botëror, duke triumfuar ndaj Kamerunit, me rezultat 1-0.

Marketing

Golin e vetëm dhe të fitores për helvetikët e shënoi Breel Embolo, në minutën e 51’, pas një asistimi nga Xherdan Shaqiri.

Kameruni ishte skuadra që rrezikoi më shumë gjatë gjithë ndeshjes, por që nuk arriti të konkretizoj rastet.

Zvicra në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Brazilin, teksa Kameruni me Serbinë.

FTZvicra – Kameruni 1-0

90′ Ka përfunduar ndeshja mes Zvicrës dhe Kamerunit me rezultat 1-0.

Statistikë: 50% – Xherdan Shaqiri ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në gjysmën e 24 golave të Zvicrës në katër paraqitjet e fundit në turnetë e mëdha (EURO + Kupa e Botës), duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar katër të tjerë.

Albora.ch

Marketing