Zvicra ka dënuar bombardimin e një spitali për fëmijë në qytetin ukrainas të Mariupol, duke e quajtur atë një “akt të pakonceptueshëm çnjerëzor”.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës tha se ishte i tmerruar nga bombardimi i spitalit të fëmijëve, i cili ishte mbështetur nga autoritetet zvicerane në të kaluarën, transmeton albora.ch.

Marketing

Ministria e Jashtme i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë  detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar dhe të ndalojë menjëherë bombardimet e civilëve dhe objekteve civile.

Autoritetet lokale ukrainase thanë se spitali u godit disa herë, duke shkaktuar shkatërrim “kolosal” dhe se 17 persona u plagosën. Sot këshilli i qytetit të Mariupol tha se tre persona kishin vdekur, duke përfshirë një fëmijë në sulm./albora.ch/

Marketing