Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me homologun e tij ukrainas doli në një konferencë për media.

Marketing

Kur ai u pyet nga gazetarët nëse Rusia ka në plan të sulmojë ndonjë vend tjetër pas Ukrainës, Lavrov tha jo, duke përsëritur pozicionin e Rusisë se nuk e ka sulmuar Ukrainën.

I pyetur gjithashtu se si po zhvillohet lufta nga perspektiva e Rusisë, ai tha se është një “operacion special” dhe se është duke vazhduar sipas planit, transmeton albora.ch.

Lavrov akuzoi Perëndimin se po vepron në mënyrë të rrezikshme duke furnizuar me armë Ukrainën dhe tha se kjo përbën një shkelje të të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre./albora.ch/

Marketing