Departamenti Federal i Punëve të Jashtme rekomandoi sot që qytetarët zviceranë, prania e të cilëve në Rusi nuk është thelbësore të largohen përkohësisht nga vendi.

Vendimi i takon secilit individ dhe largimi duhet të bëhet me mjetet e veta, transmeton albora.ch.

Marketing

Këshilltari Federal Ignazio Cassis raporton se Rusia e konsideron Zvicrën dhe vendet e tjera që kanë vendosur sanksione ndaj saj si “shtete armiqësore”.

Nuk mund të përjashtohet që Konfederata dhe qytetarët zviceranë të jenë subjekt i masave hakmarrëse nga Rusia.

FDFA këshillon qytetarët zviceranë që janë ende në Rusi të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale, të shmangin demonstratat e çdo lloji dhe të përmbahen nga deklaratat politike. Në rast të një përkeqësimi të situatës ose një kufizim të mundshëm të lirisë së lëvizjes, ambasada zvicerane në Moskë ka vetëm “mundësi shumë të kufizuara, nëse ka,” për të ofruar shërbime ose ndihmë në raste urgjente./albora.ch/

Marketing