Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të agjencisë së ushqimit të OKB-së, shkruan BBC.

Marketing

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë thotë se nuk është e qartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje t’i kryejë të korra gjatë një konflikti potencialisht të zgjatur, me pasiguri që rrethon edhe eksportet e ushqimeve ruse.

Sugjerohet se 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mbillen ose do të mbeten të pavjelura.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta më e madhe.

Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave, deklaron agjencia.

Kujtojmë se nga shtrenjtimi i ushqimeve është prekur edhe Kosova dhe Shqipëria. Vetëm në shkurt, ushqimet në Shqipëri u rritën me gati 7% sipas INSTAT, ndërsa në Kosovë edhe më tepër. /albora.ch/

Marketing