Qeveria ukrainase ka deklaruar se droni ushtarak që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23:00, nuk është i saj. Kjo deklaratë vjen pasi Qeveria kroate e pyeti atë të Ukrainës nëse droni u përkiste atyre.

Marketing

Këshilltari i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markijan Lubkjivski, tha për portalin kroat Jutarnji.hr se droni që u rrëzua në Zagreb nuk është ukrainas. Ai bëri të ditur se lidhur me këtë pritet një deklaratë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Qeveria kroate njoftoi të premten më 11 mars se, objekti, që u përplas në një zonë të gjelbër në Zagreb të enjten rreth orës 23, është një dron ushtarak i prodhimit sovjetik, i cili ka ardhur nga Rumania përmes Hungarisë në hapësirën e Kroacisë.

Droni u rrëzua në afërsi të konviktit të studentëve “Stjepan Radiq”, në pjesën jugore të Zagrebit. Nuk ka të lënduar, ndërsa janë dëmtuar disa makina./albora.ch/

LEXO EDHE:

Marketing