Rregullat e karantinës dhe detyrimi i Zvicrës për të punuar nga shtëpia do të marrin fund nga e mërkura, 2 shkurt.

Marketing

Ministri zviceran i Shëndetësisë Alain Berset njoftoi ndryshimin dje në një konferencë shtypi.

“Sot jemi në një situatë të mirë. Ne mund të bëjmë hapa përpara”, tha Berset.

Njoftimi vjen pavarësisht se Zvicra ka shënuar vazhdimisht numra rekord të infeksioneve të reja Covid gjatë javëve të fundit.

Berset megjithatë tha se donte të shmangte termin “Dita e Lirisë” për 2 shkurt.

“Është një shprehje luftarake, vende të tjera e kanë hedhur atë, jo Zvicra.Mund të jetë një ditë e lumtur ose ditë të lumtura” tha Berset.

Berset tha gjithashtu se nuk kishte plane për të hequr qafe kërkesën për certifikatë Covid./albora.ch/

Marketing