Gjigandi i modës në internet tani po ngarkon një tarifë prej 1,90 CHF për transportin në distanca të gjata në Zvicër. Por çfarë do të thotë në të vërtetë transporti në distanca të gjata?

Marketing

Siç thotë zëdhënësja e Zalando, Julia Zweigle, gjigandi online ka zgjeruar gamën me qendra logjistike më të largëta.

“Produktet që dërgohen në Zvicër me transport në distanca të gjata vijnë nga magazina në Poloni”, thotë Zweigle. Sipas saj, kjo tani do tu kushtoj diçka tifozëve të Zalandos.

Dorëzimi zgjat më shumë

Me vendndodhjen e re, Zalando ishte në gjendje të zgjeronte gamën e saj me rreth 8 përqind.

Megjithatë, dorëzimi nga Polonia zgjat më shumë, në vend të 2 – 3 ditëve të mëparshme të punës, transporti në distanca të gjata zgjat 6 – 9 ditë pune.

Artikujt mund të kthehen pa pagesë brenda 30 ditëve në kushte të caktuara.

“Tarifa e transportit në distanca të gjata do të rimbursohet vetëm nëse e gjithë porosia kthehet ose anulohet”, thotë Zalando.

Transporti standard nuk ndikohet

“Të gjithë artikujt e tjerë vijnë nga qendrat tona logjistike në Lahr, Erfurt dhe Mönchengladbach në Gjermani dhe nga Verona në Itali”, thotë Zwiegle. Shton se ky transport është ende falas për kthime.

Gjatë procesit të porositjes, klientët mund të tregojnë lehtësisht nëse një paketë po vjen në Zvicër nëpërmjet Polonisë.

Produktet përkatëse janë shënuar posaçërisht si “transport në distanca të gjata”. Pra, nuk mund të anashkaloni kostot shtesë prej 1,90 frangash.

Zvicra shkon mire, kur dihet se në Austri, klientët paguajnë 3.90 euro për artikujt në distanca të gjata, në mënyrë që të përfitojnë nga gama e zgjeruar.

Zalando përfshin elektronikë në gamën e saj

Zalando po zgjeron gjithashtu gamën e pajisjeve elektronike për klientët zviceranë. Gadgets nga Beats tani janë në dispozicion, edhe produktet nga Apple do të jenë gjithashtu të disponueshme nga shkurti: si kufjet dhe orët.

Me këtë hap, Zalando dëshiron të jetë “pika e parë e kontaktit për modën dhe stilin e jetës dhe po ashtu të ofrojë aksesorët e duhur të teknologjisë”.

“Ne besojmë se moda dhe teknologjia janë të lidhura ngushtë,” përfundon artikulli i blick. /albora.ch/

Marketing