Një përleshje ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Shkupit dhe ekipit nga Rusia, Fakel Voronezh.
Marketing
Që nga nisja kishte tensione në këtë ndeshje, por në minutën e fundit të takimin pas një ndërhyrje është krijuar një tollovi e madhe ku nuk kanë munguar as grushtet të ndarë nga të dyja skuadrat.
Në minutën e 90-të kur rezultati ishte 1:0 për ekipin rus filloi tollovia dhe grushtet nga të dy anët. Megjithatë, pak minuta më vonë u qetësua gjendja dhe ndeshja vazhdoi edhe për pak minuta.
Deri në fund nuk pati as ndryshim rezultati dhe Fakel Voronezh fitoi këtë miqësore. /albora.ch/
Marketing