Pas shpërthimit të një zjarri në një burg në Stamboll të paktën 11 të burgosur u shtruan në spital, pasi kishin thithur tymin, njoftoi një transmetues turk.
Shkaku i zjarrit në burgun Umraniye, nuk dihet ende. Të burgosurit e burgjeve në Turqi kanë djegur dyshekët në të kaluarën për të protestuar ndaj kushteve. /20min.ch/
Agjencia shtetërore Anadolu njoftoi se disa kamionë të zjarrfikësve u dërguan në burg.
Transmetuesi HaberTurk tha se asnjë nga të burgosurit nuk ishte në gjendje të rëndë. Sipas raportit, personeli i burgut fillimisht u përpoq të shuante një zjarr që shpërtheu në një nga repartet, por u detyruan të thërrisnin zjarrfikësit pasi ai doli jashtë kontrollit. Ai tha se të burgosurit u evakuuan në një zonë tjetër të izolimit.
Derisa, të afërmit dhe miqtë e të burgosurve u mblodhën në hyrje të burgut për lajmet për të dashurit e tyre.
Sipas faqes në Internet të Burgut, ai ka një kapacitet për 1000 të burgosur. /albora.ch/