Marketing

Ishte planifikuar një mbrëmje komode në një bar dhe Kristof  E. (28) dhe Caleb S. (30) kishin planifikuar të takoheshin për një birrë dhe darkë. Por takimi mori një kthesë të papritur kur E. derdhi majonezë në vaktin e kolegut të tij.

Situata u përshkallëzua në lokal dhe shpërtheu një sherr. Kur dy personat u qetësuan, 28-vjeçari E. u largua me makinë.

Çështja nuk u mbyll me kaq. Më vonë atë mbrëmje, E. në një lokal tjetër, i inatosur dhe shumë i dehur, thirri vëllain e S. dhe u ankua tek ai për shokun e tij. Ai  kërcënoi se do t’i djegë shtëpinë S. dhe do ta qëllojë.

Vëllai u përpoq ta qetësonte E., të rraskapitur dhe të ndërmjetësonte mes zënkave. Të dy burrat duhet të takoheshin në një vend dhe të bënin paqe, por kjo nuk ndodhi. E. ishte vetëm duke pritur për hakmarrje. Kur vëllai u shfaq me makinën e tij, E. e përplasi disa herë me fuoristradën e tij. Vëllai më në fund arriti të ikë me makinën e tij.

Kur edhe S. mbërriti pak kohë më vonë, E. nuk donte të bënte paqe dhe goditi mikun e tij, mw pas donte të largohej. Por kur vuri re se S. ishte ende gjallë, u kthye dhe e goditi sërish 30-vjeçarin, i cili nuk i mbijetoi sulmit. E. u arrestua më pas dhe tani po gjykohet me burgim të përjetshëm. Krejt kjo për shkak të një pakoje me majonez./albora.ch

Marketing