Objekti i fabrikës së ngjyrave që gjendet në Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Marketing

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr.

Ai theksoi se janë duke marrë informacione shtesë se si ka ndodhur rasti.

“Një fabrikë e ngjyrave ka marrë flakë në magjistralen Ferizaj-Babush. Nuk raportohet për të lënduar, këto janë informacionet momentale, derisa njësitet kanë dalë në vendngjarje”, tha Veseli, transmeton Telegrafi.

Në Ferizaj disa herë radhazi ka patur objekte të shumta afariste të cilat janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e këtyre zjarreve ka pasur edhe persona të vdekur e të lënduar.

Marketing