Edon Zhegrova është aktivizuar vetëm në minutën e 82-të, por ka shkëlqyer për t’ia siguruar fitoren Lillet.

Marketing

Lille të dielën fitoi 3:1 ndaj Lorientit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligue 1 të Francës. Zhegrova u aktivizua kur rezultati ishte 1:1.

Në minutën e 89-të shënoi gol mjeshtëror nga zona për rezultatin 2:1.

Gol edhe më të bukur shënoi në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar, 3:1.

Sulmuesi i krahut tani ka tri gola e katër asistime në 17 paraqitje në kampionatin francez. Lille është i pesti me 52 pikë.

Marketing