Suela, Anila dhe Denisa janë tri vajza nga Kosova që jetojnë në Gjermani.

Marketing

Tre adoleshentët ishin zhdukur që prej mbrëmjes së shtunës janë gjetur, shkruajnë mediat gjermane përcjell Albora.ch.

Kështu, kanë njoftuar nga Policia, ku kanë dhënë detaje se ku janë gjetur vajzat.

“Ne morëm një informatë në kuadër të kërkimit, të cilin e ndoqëm”, tha zëdhënësi i policisë.

Zyrtarët i kanë gjetur të tri vajzat në stacionin e trenit në Duisburg.

“Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndoshë e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”

Marketing