Sipas policisë kroate, piloti i avionit Cesna të zhdukur sot, ishte zviceran, ndërsa pasagjerët ishin dy shtetas gjermanë dhe një person me nënshtetësi kroate. Këtë informacion policia e ka marrë në njoftimin e fluturimit nga kontrolli rajonal i fluturimeve në Split, tha për gazetarin Nova TV-së shefi i policisë së Karllovacit, Darko Bratiq

Marketing

Një aeroplan i vogël me katër pasagjerë është zhdukur sot në veri të Rakovica në Kroaci, kanë bërë të ditur gjatë ditës autoritetet kroate.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, drejtori i mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë njoftoi më herët se aeroplani që po largohej nga Spliti ishte zhdukur.

Departamenti i Policisë në Karlovac tha se fluturakja po shkonte për në Gjermani.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat dhe se kontrolli i fluturimit kroat ka pranuar një thirrje të tyre për ndihmë.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing