Roberta Metsola është zgjedhur Presidentja e re e Parlamentit Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka përgëzuar për detyrën e re eurodeputeten nga Malta, Roberta Metsola e cila u zgjodh sot në krye të Parlamentit Evropian.
“Urimet me te ngrohta @RobertaMetsola në zgjedhjen tuaj si Presidente në krye të Parlamentit Evropian.
Si gruaja e tretë që drejton këtë shtëpi fisnike, puna dhe vendosmëria juaj janë një frymëzim për të gjithë ne.
Ne do të punojmë ngushtë së bashku për rimëkëmbjen e BE-së dhe një të ardhme evropiane të gjelbër, dixhitale dhe të ndritshme,” shkruan Von der Leyen në Twitter./albora.ch/
Warmest congrats @RobertaMetsola on your election as @Europarl_EN President.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) January 18, 2022
As the 3rd woman to head this noble house, your hard work & determination are an inspiration to us all.
We’ll work closely together for the EU‘s recovery and a green, digital & bright European future. pic.twitter.com/41G1anxJI6