Teksa makina po fundosej në ujërat e akullta të Otavës në SHBA, e reja nxori celularin, ku shkoi në pjesën e pasme të makinës e cila ishte ende mbi ujë, për të bërë një selfie.
Fotoja është kapur nga banorët e zonës, sipas “New York Post”.
Gjatë fundjavës, temperaturat polare goditën zonën, duke e kthyer lumin Rido në një pistë patinazhi të akullt. Kalimtarët rastësorë u ndeshën me një pamje të pazakontë, raporton nypost, përcjellë albora.ch.
Ata panë një makinë duke ecur me shpejtësi në “pistën e akullt” të lumit, por pak më vonë ajo ndaloi dhe nisi të fundosej.
Ajo që ndodhi më pas ishte e pa besueshme. Në vend që shoferja të dilte nga makina dhe të largohej sa më shpejt, ajo hipi në pjesën e pasme ta mjetit për të bërë një selfie.
Ajo ka pozuar para kamerës së telefonit, duke injoruar rrezikun e situatës.
“Kur akulli filloi të thyhej dhe makina e saj e verdhë u fundos, ajo nuk e humbi rastin dhe u ngjit në çatinë e automjetit për një selfie. Në të njëjtën kohë ka pasur edhe disa që kanë nxituar për ta shpëtuar”, shkruajnë mediet vendase.
Për fat të mirë e reja doli shëndoshë e mirë, ndërsa makina e saj humbi në ujërat e akullta. Sipas policisë, vajza e akuzohet se drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme.
“Asnjë akull nuk është i sigurt”, tha policia. /albora.ch/
Glad everyone is safe – here is a video from our backyard as it went by pic.twitter.com/NI2nStMkvy
— Sacha Gera (@SachaGera) January 17, 2022