Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ka folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe “ka marrë garanci për mbështetjen e tij” përpara samitit urgjent të NATO-s të nesërmen në Bruksel.

Marketing

Zelensky postoi në Twitter se “diskutuan kursin e armiqësive dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën”, transmeton albora.ch.

Siç raportuam më herët, Johnson u tha kolegëve të tij të kabinetit: “Perëndimi nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën”.

Samiti i NATO-s i së enjtes në Bruksel pritet të zhbllokojë ndihmën shtesë për Kievin, duke përfshirë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing