Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle po tërheq produktet e tij të njohura, si KitKat dhe Nesquik, nga Rusia.

Marketing

Firma ndaloi investimet në vend në fillim të këtij muaji dhe tani do të shesë vetëm ushqime thelbësore – ushqim për foshnjat dhe ushqim mjekësor dhe spitalor, shkruan BBC.

Kjo vjen pas kritikave të ashpra ndaj firmës nga politikanët ukrainas. Të shtunën, presidenti Zelenskiy kritikoi Nestle se vazhdon të zhvillojë biznes në Rusi në një fjalim të transmetuar për protestuesit e shtetit alpin.

Një numër në rritje i markave ndërkombëtare, duke përfshirë McDonald’s, Coca-Cola dhe Starbucks kanë ndërprerë biznesin në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Një pakicë e të tjerëve vazhdojnë të prodhojnë mallra jo thelbësore në vend, ndërsa kompani si M&S dhe Burger King thonë se marrëveshjet komplekse të ekskluzivitetit e bëjnë të pamundur mbylljen e dyqaneve të tyre në Rusi. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing