Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po bën thirrje për ndihmë urgjente mes raporteve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Marketing

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e hershme të së premtes, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropë, ju lutemi zgjohuni!” lutet ai, transmeton albora.ch.

Asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit në termocentral nuk është zbuluar, por shqetësimet vazhdojnë mes bombardimeve të raportuara të vazhdueshme ruse./albora.ch/

Marketing