Në orët e para të 4 marsit, zyrtarët në Ukrainë kanë raportuar se forcat ruse kanë bombarduar një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Ky është termocentrali bërthamor më i madhi në Evropë.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse “po qëllon nga të gjitha anët” në kompleksin e këtij termocentrali bërthamore.

Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.

Marketing

Pas raportimeve për zjarr në këtë termocentral bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se është në kontakt me autoritetet ukrainase.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit dhe nuk u raportua për vdekje apo lëndime

Pas publikimit të lajmit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po ashtu ka telefonuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke monitoruar situatën pas shpërthimit të zjarrit në këtë termocentral bërthamor./albora.ch/

Marketing