Përveç shtetit të Danimarkës, i cili zyrtarisht ka lejuar popullin e saj të kontribuojë vullnetarisht në luftën e Ukrainës me Rusinë, tanimë edhe Republika çeke po bën një gjë të tillë.

Marketing

Liderët çekë janë pajtuar për t’iu lejuar qytetarëve të shtetit të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, pa u përballur me pasoja.

Kryeministri çek, Petr Fiala ka thënë se ka biseduar me presidentin e shtetit, Millosh Zeman, i cili është pajtuar për të falur individët në raste të tilla.

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, u ka bërë thirrje evropianëve me përvojë ushtarake që të mbështesin Kievin kundër pushtimit rus./albora.ch/

Marketing