Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur  në Prizren, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu.

Marketing

Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me Cengun, Rufgen Shehun dhe Arben Bashën kanë treguar se Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” e vrau 31-vjeçarin nga Kukësi vetëm për një birrë. Më herët ishte raportuar që bëhej fjalë për një faturë 400 euro, po një familjar i shokëve të Cengut ka treguar një version tjetër.

“Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai (Kobra) doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë”.

“E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin”.

“Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

Marketing