Abdon Prats insiston se ai me Vedat Muriqin po kuptohen mjaft mirë në fushën e blertë.

Marketing

Dyshja ia siguroi fitoren Mallorcas në Copa del Rey mbrëmë pas vazhdimeve me nga një gol dhe nga një asistim.

Sulmuesi spanjoll po e shijon partneritetin me përfaqësuesin kosovar dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen e tyre të parë për vitin 2023.

“Ne kuptohemi shumë mirë. Kjo u pa edhe në fund të sezonit të kaluar. Jemi lojtarë të përputhshëm që kuptohemi me vetëm një shikim. Në fund, mendoj se unë dhe Muri merremi vesh mjaft mirë”, u shpreh 30 vjeçari.

Edhe vetë futbollisti kosovar e pranoi se Mallorcës iu desh të djersitej mirë për të fituar në Kupën e Spanjës.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, në një fushë të vështirë me një bar mjaft të keq. Në nivelin personal jam mjaft i lumtur: një gol i demonit dhe një i piratit, së bashku”, u shpreh prizrenasi, i cili e kaloi një vit fantastik me Mallorcën, të cilin synon të përsërisë edhe më 2023.

Marketing