Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një artikull nominimeve të mundshme për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA).

Mes shumë emrash të njohur me famë botërore si Nicole Kidman, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart, aty është edhe emri i aktores nga Kosova Yllka Gashi.

Marketing

Lidhur me këtë aktorja shqiptare, shprehet se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim.

“Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit Ikonë, e emrin e Kosovës në këso listash, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që e kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film” ka thënë aktorja.

Ndër të tjera ka shtuar se ky është nder shumë i veçantë për të edhe nëse mbetet vetëm parashikim medial, pasi fat të madh e nder jetësor e konsideron mundësinë që e ka pasur ta portretizoj një grua të jashtëzakonshme siç është zonja Fahrije Hoti./albora.ch/

Marketing