Emiljano Domi, 25 vjeçari i cili natën e ndërrimit të viteve goditi me thikë pas shpine nënën e tij, në deklaratën e tij në polici tha se qëllimisht kishte dashur ta vriste atë. Madje kishte menduar se ajo kishte vdekur kur ishte larguar nga banesa, shkruan nj.com, përcjell albora.ch.

Emiljano tha se kishte debatuar me të ëmën pasi ajo kishte larguar xhaketën nga kolltuku i dhomës së ndenjes, e pasi e kishte hedhur në tokë kishte marrë thikën dhe i inatosur kishte goditur me thikë në mes të shpatullave.

Marketing

Sipas nj.com, 43 vjeçarja kishte arritur të mbijetonte pas ndërhyrjes kirurgjikale që i kishte hequr tehun që ishte ngulur në mes të shpatullave.

Emiljano Domi tani është transferuar në një klinikë ku do të qëndrojë deri në momentin kur të dalë para gjykatës. Ai është akuzuar për tentativë vrsajeje dhe sulm./albora.ch/

Marketing