Marketing

Një histori frymëzuese e një nëne me djalin e saj të sëmurë ka prekur zemrat e shumë njerëzve.

Jimmy është tashmë 26 vjeç dhe vuan nga sëmundja e hipopituitarizmit, që ndër të tjera pengon edhe rritjen fizike. Ai është i verbër dhe ka lindur me probleme fizike dhe mendore. Ai ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë kohës dhe nëna e tij ka vendosur të mos rrijë e mbyllur. Ajo është përpjekur që djali i saj të bëjë një jetë aventureske.

Niki ka udhëtuar me djalin mbi supe gjatë gjithë kohës nga Havai në Bali, madje edhe në cepat më të bukur të Australisë. Eksperiencat e veçanta, ajo i ka ndarë në blogun “Niki dhe Jimmy”.

Niki Antram 43 vjeçe e cila solli në jetë djalin e saj në moshën 17-vjeçare rrëfei për aventurat e saj me të birin.

“Edhe pse e di se do të jemi mirë, preferoj të telefonoj të gjitha hotelet, restorantet ose ndonjë biznes tjetër ku ndalemi. Unë gjithmonë do të gjej mënyra për t’i dhënë Xhimit një jetë aventureske, sa më aventureske të jetë e mundur. Dhe në shumicën e rasteve mjaftojnë edhe gjërat më të thjeshta, janë ato që ai i do më shumë! Ndonjëherë e shikoj atë që është aq i lumtur pa i parë kurrë ngjyrat, ylberin apo retë. Dhe pyes veten si mund të ndihem unë e trishtuar”, u shpreh ajo. /albora.ch/

Marketing