Sarah Berisha është larguar mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Ajo ishte në nominim me Dagz por publiku vendosi që të largohej blogerja.

Mes emocionesh, ajo u nda nga banorët, ndërsa në studio e priste PM, ku u prit shumë ngrohtë nga ai i cili prej kohësh kishte deklaruar se mezi po priste që Sarah të dilte.

Marketing

Blogerja tha se kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur që e ka ndihmuar shumë dhe nuk pendohet për asgjë, duke specifikuar se “nuk bëhet pishman për asnjë puthje”, duke iu referuar marrëdhënies që krijoi brenda shtëpisë me Dj PM./albora.ch/

Marketing