Gjykata e Almerías ka dënuar futbollistin Santi Mina me katër vjet burg. Mina akuzohej për abuzimin seksual të një gruaje më 18 qershor 2017 në Mojácar (Almeria).

Marketing

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Társila Martínez shfajëson Minën nga akuza e sulmit seksual për të cilin prokurori kërkoi tetë vjet burg dhe prokuroria private nëntë vjet e gjysmë burg, duke e dënuar për një abuzim seksual për të cilin e vendos një masë ndalimi prej 500 metrash për viktimën për 12 vjet dhe pagesën e dëmshpërblimit prej 50.000 euro.

Mina në atë kohë ishte futbollist i Valencias, ndërsa më pas ishte bashkuar me Celta Vigon./albora.ch/

Marketing