Laura Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë në Mastersin e Izraelit, shkruan Albora.ch.

Marketing

Sot, trajneri i xhudos, Driton Kuka ka zbuluar një informatë për Fazliun, duke thënë se Presidenca  Shqiptare i ka  refuzuar shtetësinë shqiptare.

Kuka ka thënë se për këtë arsyeje xhudistja kosovare nuk ka mundur që të udhëtojë në Azerbajxhan.

Postimi i plotë:

Për mbrëmje të mirë …

Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters!

Edhe një informatë  për Lauren, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe sportit mori miratimin ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare!

I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk  qenka interes Kombëtar!

Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku pasaportës, muaj më parë!

Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ”ekspertat” në Presidencë janë të mjerë.

Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!

Marketing