Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Shkëlzen Jetishi, për publikun i njohur si – Xeni, ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet muzikore të vitit 2022.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti, ndërsa ka thënë se vendimin e ka marrë me propozim të mjekut të vet, pas intervenimit kirurgjik që e kishte bërë vitin që lamë pas.

“Pas shumë viteve angazhim të pa ndalshëm, dhe pas intervenimit kirurgjik qe kom pas, ne konsultim me mjekun, kam vendosur që këtë vit të pushoj dhe te anuloj te gjitha aktivitetet e mija muzikore”, ka shkruar Xeni në një postim në Facebook.

Ylli i hitit “Dhe Parisin me ma fal, me Gjakovën nuk e ndërroj”, ka thënë se gjatë kësaj periudhe do t’i përkushtohet familjes dhe rrethit të ngushtë, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e publikut.

“Gjatë kësaj periudhe, do të përpiqem ti përkushtohem familjes, shokëve dhe miqve të cilëve ju kam munguar për shumë vite”, ka shkruar këngëtari.

“Shpresoj që do më mirëkuptoni dhe uroj që vitin e ardhshëm të jemi shendosh e mirë. Do i madhi zot,e me kënaqësi do ngjitem prap ne skene, duke këndu këngën e mirfilltë shqipe deri në frymën e fundit”, ka shtuar ai.

Shkëlzen Jetishi – Xeni, njihet për repertuarin e tij të pasur me këngë që shpejtë u shndërruan në hite, të tilla si: “A pajtohem”, “Jam deh me raki”, “Kur pata nji lule”, e shumë të tjera. /albora.ch/

Marketing