Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka shkarkuar para pak minutash drejtorin e Përgjithshëm të mediumit publik, Ngadhnjim Kastrati.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Kastrati shkroi se nuk ishte njoftuar paraprakisht për ndonjë procedurë të shkarkimit “dhe as nuk ka pasur në rend të ditës pikë për shkarkimin tim”.

Ai shkroi në Facebook se qëkur ka ardhur në funksion Bordi i ri, është ballafaquar me shantazhe dhe presion për t’i larguar nga puna qindra punëtorë.

“Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë person nga puna. Arsyeja është e thjeshtë: Ata punojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre, e që është mjaft e vështirë ne këtë situatë të rëndë ekonomike”, shkroi ai.

Kastrati potencoi se Bordi i ri para disa ditësh i ka kërkuar t’ua dërgojë projeksionin buxhetor ku përfshihen vendet e punës, duke thënë se ua ka dërguar të detajuara.

“Gjitha projeksionet buxhetore e programore ua kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për më shumë se 2 milionë euro”, thuhet në statusin e tij. /albora.ch/

Marketing