Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur për vizitë në Kosovë. Clark është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Marketing

“Në takimin me kryeministrin Kurti s’ka qenë temë diskutimi siguria në Kosovë e Rajon. Kemi biseduar për projekte energjetike”, tha Clark për T7.

Clark ka shtuar se është mirë që qeveria e Kosovës është e vëmendshme karshi situatës së sigurisë.

“Mire që qeveria është e vëmendshme, mirëpo s’duhet harruar që edhe KFOR-i është prezent në Kosovë”, ka thënë Clark.

Ish-komandanti i NATO-s, është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Wesley Clark i cili udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj duke ndarë kështu eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Në foto: Wesley Clark (RTKlive)

Marketing