Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do t’i përgjigjet Prishtinës dhe se mund të ketë pasoja të mëdha pas zhvillimeve të fundit.

Marketing

Vuçiq tha se Qeveria e Malit të Zi ndaloi votimin në Beranë dhe në disa vende të tjera për zgjedhjet serbe, ndërsa nga Qeveria Kurti u kërkua njohja e pavarësisë së Kosovës për të organizuar votimin.

“Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigje do të marrin. Përgjigjen e njerëzve serioz dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

Ai ka paraqitur parashikime të këqija për vazhdimin e luftës në Ukrainë, derisa nuk përjashtoi konflikte shumë më të mëdha se vetëm në dy vende.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na tërheqin në diçka të tilla”, shtoi ai, transmeton albora.ch.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të 3 prillit, ka deklaruar se qeveria që ai drejton synon që të drejtat e serbëve të mos shkelen, por në të njëjtën kohë edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës./albora.ch/

Lexo edhe:

Ushtria e Zvicrës mund të mposhtet brenda pak ditësh
Marketing