Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes së një gruaje në fshatin Llaushë të Skenderaj nga burri i saj i ka bërë përgjegjës institucionet e vendit.

Marketing

“Prandaj përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje”.

Sipas saj, “nuk kanë vend në institucione këta njerëz”.

Më pesë janar, një grua është vrarë me armë zjarri në fshatin Llaushë të Skenderajt të mërkurën pasdite.

Si pasojë e plagëve, gruaja ka vdekur dhe i dyshuari është arrestuar derisa këtij të fundit i është sekuestruar edhe arma.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q, i cili dyshohet se vrau gruan e tij 48 vjeçare.

Nga prokuroria, përmes një komunikate për medie kanë thënë se, këtë masë po e kërkojnë për shkak të dyshimit të bazuar se “ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. /albora.ch/

Marketing