Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, ka bërë të ditur se janë duke punuar për disa vizita në SHBA dhe në disa do të jetë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Marketing

Osmani e pyetur nga gazetarët se a do të jetë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se stafi i saj është duke punuar në detajet e agjendës.

“Ne jemi duke punuar për disa vizita në SHBA sepse do të bëhen për qëllime të ndryshme. Në disa vizita do të jemi bashkë e në disa ndaras. Në momentin që i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës do t’ju informojmë. Për momentin stafi ynë është duke punuar në detaje të agjendës”, tha presidentja.

Sipas saj, ajo që është e rëndësishme është fakti se bashkëpunimi me ShBA është jashtëzakonisht intensive, në baza ditore, edhe me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Hovenier, edhe me Departamentin amerikan të shtetit, National Security Council, etj.

Ajo më tej shtoi se Kosova është i vetmi vend në rajon, edhe më gjerë që presidenti amerikan është i është drejtuar me një video mesazh ku ka shprehur mbështetje për institucionet dhe popullin e Kosovës, ndërsa ka folur për krimet ndaj popullit të Kosovës dhe ka treguar se SHBA do të mbesin partner të palëkundur për Kosovën.

Presidentja e vendit bëri të ditur se gjatë prillit dy  delegacione të larta do ta vizitojnë Kosovën. 

Marketing