Bashkëpunimi për një rajon paqësor dhe të sigurt, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është prioritet kyç për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, publikoi ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në profilin e saj zyrtar në Fejsbuk.

Marketing

“Në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Arben Mehaj, shkëmbyem mendime për sfidat aktuale gjeopolitike, kontributin e Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, duke përfshirë pjesëmarrjen në misionin e KFOR-it të NATO-s, ka shkruar Petrovska, e cila qëndron sot për vizitë në Kosovë. .

Ajo informoi se është nënshkruar një Memorandum i ri për bashkëpunim, si vazhdimësi e bashkëpunimit tashmë të krijuar që mbulon menaxhimin e dezinformatave, politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, procesin e planifikimit, programimit, buxhetimit dhe realizimit, trajnimit mjekësor dhe edukimit ushtarak.

Marketing