Në Sarande ka mbërritur krocera e parë me 2200 turistë të huaj

Marketing

E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norwegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez.

“Më pëlqeu porti ishte shumë i bukur. Ne jemi nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo është ndalesa jonë e tretë, kanë kaluar shumë shpejtë, po e shijojmë. Qyteti është shumë i bukur, të gjitha ndërtesat e bardha dukeshin bukur nga anija”, ka thënë një turist.

Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.

“Është një vend i qete dhe me njerëz të këndshëm, jam nga Kanadaja hera e parë që ndodhem në Shqipëri”.

“Ndoshta do të rikthehem këtu me një guide sepse sot nuk dimë se çfarë keni dhe ku të shkojmë, nuk dimë çfarë të presim”, është shprehur një tjetër turist.

“Këtu është bukur, ne do të qëndrojmë shumë shkurt vetëm pak orë kështu që nuk është kohë e mjaftueshme për të eksploruar qytetin. Jam nga Kanadaja”, ka thënë një tjetër.

“Është e gjitha shumë e bukur deti është i pastër , ka diell. Më pëlqen!”

Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha.

Norwegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anije të përmasave të tilla.

Marketing