Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka bërë të ditur se ka gati albumin e ri “YOU & I”. Madje, ka zbuluar edhe datën e publikimit, që është 14 korrik.

Marketing

Ky do të jetë albumi i tretë i yllit shqiptar, i cili do përmbajë disa këngë solo dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës botërore.

“Ky album do të thotë shumë për mua, është si ditar i viteve të mia të fundit, është muzika ime dhe më duket shumë i vërtetë dhe se kush jam sot” ka thënë Rita.

Kujtojmë se Rita Ora pak ditë më parë rrëfeu për mediat se ka qenë emigrante para se të bëhej një yll botëror. Ajo foli për të kaluarën e saj në një intervistë me ‘Big Issue’ dhe rrëfeu për udhëtimet e saj në Mbretërinë e Bashkuar para se të bëhej e njohur.

“Në këtë pikë të karrierës sime  ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin. Nëse nuk do të kisha mundësi të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulesha këtu dhe të flisja me ju”

Marketing