Futbollisti me prejardhje shqiptare, Andi Zeqiri bashkë me familjen e tij e kanë dhuruar një banesë për një familje në nevojë.

Marketing

Zeqiri dhe familja e tij kanë dhuruar banesën në qytetin e Ferizajt, tek një familje e cila vite më parë u prek nga tragjedia e shpërthimit të bombolës së gazit.

Kjo është konfirmuar edhe nga bamirësi dhe i pari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

“Banesa e dytë u dhurua nga familja Zeqiri. Përndryshe janë familja e futbollistit shqiptar Andi Zeqiri. Ai bashkë me familjen e tij e kanë dhuruar këtë banesë për Jetimat e Ballkanit të cilën ne po e ndajmë” – tha bamirësi Halil Kastrati.

Zeqiri, 23-vjeçar, është pjesë e Brightonit dhe njëherit është reprezentues i Përfaqësueses së Zvicrës.

Marketing