Presidenti i Ukrainës u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të mbyllin qiellin për Ukrainën, pasi sulmet e Rusisë po vijojnë ende.

Marketing

Përmes një video, të shpërndarë në rrjete sociale ai thotë se nëse nuk e bëjnë këtë gjë, të paktën të pajisen me avionë për tu mbrojtur vetë.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën!Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë” tha Zelensky./albora.ch/

Marketing