Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 7 janarit në tunelin e Kalimashit, raportojnë mediat shqiptare.

Marketing

Sipas informacioneve paraprake dy mjete, njëra me drejtues shtetasin me iniciale Gj.M., banues në Shkopet dhe tjetra me drejtues shtetasin, N.Z., banues në Kosovë janë përplasur.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur katër shtetas të tjerë.

Këto të fundit, fillimisht, janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Zëvendësdrejtori i këtij spitali, Sulejman Sokoli, i kontaktuar nga Albanian Post tregoi se tre nga pacientët janë nisur drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Kjo pasi, njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar për jetën.

“Dy qytetarë të tjerë, të përfshirë në aksident kishin dëmtime në kokë dhe këmbë, por ishin në gjendje koshiente”, tha Sokoli duke shtuar se edhe ato janë nisur drejt Tiranës.

Sa i përket shtetases nga Kosova, Mihrije Zeneli, zëvendësdrejtori u shpreh se është jashtë rrezikut për jetën dhe se është dërguar në drejt spitalit të Prizrenit. /albora.ch./

Marketing