Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224,418.

Në total numri i rasteve aktive është 448.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,825,396 doza të vaksinës.

Deri më sot 821,764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101,202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Marketing