Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera janë larguar nga takimi, në shenjë proteste pas deklaratave të Rusisë për pushtimin rus, por jo edhe ata të Serbisë duke qëndruar në sallën e OSBE-së në Vjenë.

Marketing

Radio Evropa e Lirë mëson se në një takim të brendshëm të OSBE-së në Vjenë për luftën në Ukrainë, të mbajtur më 24 shkurt, Rusia ka këmbëngulur në interpretimet e saj për pushtimin e Ukrainës, pas të cilit veprim përfaqësuesit e vendeve perëndimore janë larguar nga takimi.

Përfaqësuesit nga Serbia kanë qenë në mesin e disa përfaqësuesve të disa vendeve që nuk janë larguar nga takimi.

Ndërkohë, vendet që kanë qëndruar me Rusinë, përveç Serbisë, janë: Bjellorusia, Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Në takim kanë mbetur edhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe ata të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së./albora.ch/

Marketing