Marketing

Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit (EAER) ka ndryshuar Aneksin 3 të urdhëresës, përkatësisht ndalimin e hapjes së marrëdhënieve të reja biznesi, i cili përcakton masat për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare në lidhje me situatën në Ukrainë.

Ndryshimet hyjnë në fuqi sot në orën 18:00, transmeton albora.ch.

“Parandalimi i anashkalimit të sanksioneve përmes territorit zviceran”

Zgjerimi i Aneksit 3 kryhet në përputhje me vendime të ndryshme të marra në Bashkimin Evropian (BE).

Bëhet fjalë për parandalimin e një anashkalimi përmes territorit zviceran të sanksioneve të synuara, të miratuara nga BE më 21 dhe 23 shkurt 2022.

Ndërmjetësuesit financiarë në Zvicër nuk mund të kenë më marrëdhënie të reja biznesi me 363 persona të rinj fizikë dhe 4 kompani shtesë. Në të njëjtën kohë, ndërmjetësit financiarë janë të detyruar të njoftojnë menjëherë Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) për marrëdhëniet ekzistuese të biznesit me këta individë, kompani dhe organizata. Ashpërsimi i këtyre masave aktualisht është duke u zhvilluar.

Ndryshime të tjera në përgatitje

Këshilli Federal mori parasysh gjithashtu sanksionet e tjera të vendosura nga BE ndaj Rusisë më 23 shkurt 2022. Një përshtatje e urdhëresës që përcakton masat për të parandaluar shmangien e sanksioneve ndërkombëtare në lidhje me situatën në Ukrainë është aktualisht në përgatitje./albora.ch/

Marketing