Vedat Muriqi do ta mbyllë shumë shpejt aventurën e tij në Mallorca. Klubi spanjoll ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesit kosovar, njoftojnë mediat spanjolle.

Marketing

Sipas “Estadiodepotivo”, klubi ishullor nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes së Muriqit për 11 milionë euro, shumë të cilën e ka vendosur Lazio, përcjell albora.ch.

Muriqi e nisi furishëm eksperiencën në La Liga duke i realizuar dy gola dhe duke e dhuruar një asistim në tri ndeshjet e para. Por, më pas pati rënie dhe nuk arriti të shënonte në gjashtë ndeshjes pasuese.

Dhe, kjo ka bërë që Mallorca ta humbasë besimin dhe të mos bindet me kualitetet e përfaqësuesit kosovar.

Prandaj, mediumi në fjalë është i sigurt se Muriqi gjatë verës do të rikthehet në Itali pasi kartonin e tij e mban në pronësi Lazio./albora.ch/

Marketing