Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Marketing

Burime të medias bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në  familje ku janë përfshirë disa anëtarë të saj, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta të KosovaPress-it, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. B. dhe M. B, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati M.B.

I kontaktuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin.

“Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.

Marketing