Vrasësi milioner, Robert Durst, ka vdekur në burg në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar avokati i tij.
Durst vdiq si i burgosur në Kaliforni pasi u deklarua fajtor në shtator për vrasjen e shoqes së tij, Susan Berman.
Ai e vrau atë për ta ndaluar të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Policia beson se ai vrau edhe dy të tjerë, shkruan BBC.
https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 Avokati i Durst, Chip Lewis, konfirmoi se ai vdiq në Spitalin e Përgjithshëm San Joaquin, ndërsa ishte në paraburgim të Departamentit të Korrektimeve në Kaliforni.
Ai tha se vdekja e tij ishte për “shkaqe natyrore” dhe se ai kishte vuajtur nga probleme të shumta mjekësore.
Durst u dënua me burgim të përjetshëm në tetor për vrasjen e Bermanit në vitin 2000, e cila ishte e besuara dhe zëdhënësja e tij për një kohë të gjatë.
Gjyqi i tij ishte shtyrë për më shumë se një vit për shkak të pandemisë Covid. Dy ditë pas dënimit të tij, ai u shtrua në spital me Covid dhe u vendos në një ventilator, sipas avokatit të tij të gjyqit. /albora.ch/